Prindërit në ankth nga Covid, pediatrja: Kemi fluks! Hapja e shkollave dhe e kopshteve sjell 700 vizita në muaj

28 Tetor 2020, 20:05

Para dhomes se pediatrëve prindër me fëmijë hyjnë e dalin pa ndërprerje. Frika nga Covid-19 i ka bërë ankthioz të rriturit të cilët nxitojnë tek mjeku qoftë edhe për një temperaturë. 

"Kam përshtypjen se diferencimin e një gripi të thjeshtë me një pacient Covd është pak e vështirë për cilin do mjek. Tamponi  është ai që ni diferencon situatat. Mund të ngatërrohen shumë lehtësisht me njëra tjetrën. Ardhja që në ditën e parë e një temperature sufrebrile pranë nesh nuk diferencon diagnozat grip apo Covid", tha pediatrja.