Prishet skaneri në doganën e Kakavijë, radha e kamionëve shkon në 2 km! Normalizohet situata ditën e sotme

1 Prill 2021, 10:44

Prishja e skanerit në doganën e Kakavijës ditën e djeshme ka shkaktuar një radhë të gjatë prej 2 km në mjetet e tonazhit të rëndë.

Skaneri është rregulluar ditën e sotme duke rikthyer normalitet dhe lëvizjen e kamionëve që ishin në pritje për të kaluar drejt Greqisë prej ditës së djeshme ku lindi dhe defekti në skaner.Kujtojmë se Greqia i ka mbyllur kufijtë e saj dhe se kalimi është vetëm për mallrat dhe personat që kalojnë në këmbë për shkak të pandemisë.