Prishi objekte private duke shkaktuar dëm rreth 6 mln lekë/ SPAK mbyll hetimet, çon në GjKKO Zamira Ramin, ish-kryebashkiaken e LSI në Gjirokastër

15 Dhjetor 2020, 20:07

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar pak më parë se ka përfunduar hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakes së LSI, Zamira Rami dhe ka çuar në GJKKO çështjen.

Zamira Rami, Ish Kryetare e Bashkisë Gjirokastër, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” pasi për ndërtimin e rrugës nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, sipas SPAK ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë