Prishja e ndërtimeve për Unazën e Re në Laprakë, një familje nuk pranon të dalë nga banesa

4 Dhjetor 2018, 11:58 | Përditesimi: 4 Dhjetor 2018, 12:21

Ashtu si në Shkozë edhe në Laprakë situata është tensionuar, pasi aktualisht njëri nga pronarët e banesave ka refuzuar urdhrin e policisë për të dalë nga godina. Ai është shprehur se vetëm dje ALUIZNI e kishte njoftuar se banesa nuk legalizohet dhe se duhet të dalë, por pronari i shtëpisë thotë se çështjen e ka dërguar në gjykatë dhe se nuk mund të kryhet asnjë veprim deri sa të flasë drejtësia. Banesa është ndërtuar në 1997, ndërsa është e pa legalizuar.

b.ha./Shqiptarja.com