'Prit gomar që të dali bar, doli bari ngordhi gomari', tregtarët e Zdrales në Shkodër: Duam të shesim

27 Prill 2020, 11:33 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 16:02:47

SHKODËR- Tregtarët e tregut të Zdrales në Shkodër, i mbyllur që më 14 prill, kanë dalë në protestë ditën e sotme, ku kërkojnë që t'u gjendet një hapësirë tjetër ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre. "Mos na vini shkelmin", thotë njëri prej protestuesve, duke iu drejtuar përfaqësuesit të Bashkisë, duke thënë se situata ekonomike e familjeve të tyre është rënduar së tepërmi. Duke vënë theksin se nuk janë njoftuar më herët, po ky vendim ka ardhur papritur, duke bërë që malli i tyre të mbetet stok dhe të prishet në makina. Ato shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga paketat financiare të qeverisë, pasi janë tregtarë të lirë dhe nuk kanë nipt.

"Të na gjejnë vendin për të shitur, ne nuk duam që të na falin gjë. Jemi qytetarë të këtij vendi".