Pritë me 5 plumba në Tapizë ishte kundër Durim Bamit! Plagoset kushëriri i tij

5 Nëntor 2020, 13:49

TIRANË-  Ishte Durim Bami, njeriu që i ka shpëtuar një atentati me armë mbrëmjen e djeshëmpor që ende nuk është gjendur nga policia dhe prokuroria e Krujës. Bami ka qënë nën shoqërinë e kushëririt të tij Ervin Kodra, teksa lëvizte me automjet nga zona e Kamzës në drejtim të Krujës. Por teksa kanë hyrë në urën e Tapizës, ata kanë rënë në pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku. Makina e Bamit ka marë 5 plumba automatiku, por besohet se mjeti me të cilin ai lëvizte ka qënë i blinduar dhe i ka mbrojtur mirë.

Kjo pasi plagë të lehta ka marë vetëm Ervin Kodra, ndërsa për Durim Bamin nuk ka asnjë të dhënë nëse është plagosur ose jo. Gjatë mëngjesit të sotëm dhe deri në këto momente policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Durim Bamit dhe disa banesa të tjera në Krujë e Fushë-Krujë, por nuk është arritur të kryhet gjetja e tij. Policia dhe prokuroria e Krujës thonë se Ervin Kodra dhe kusheri i tij Durim Bami, kanë rënë në pritë pasi personat ishin pozicionuar buzë rrugës, pikërisht në ambjentet e një pike që tregton mermer.

Sapo makina e Bamit është shfaqur afër makinës ku qëndronin qitësit, ata kanë hapur zjarr në mënyrë të befasishme drejt makinës ku qëndronte Bami dhe Kodra. Sipas burimeve në vendgjarje janë gjetur dy lloj gëzhojash, automatiku dhe pistolete. Policia beson se mes autorëve dhe Durim Bamit mund të ketë pasur shkëmbim zjarri, duke sjellë dhe dështimin e atentatit për të vrarë Durim Bamin. Ky i fundit ende nuk është gjendur nga policia e Krujës. Bami është subjekti i OFL dhe njihet si person me precedent penalë dhe i dyshuar si pjesëmarës në disa ngjarje shumë të rëndë.

Ndërkohë autorët kanë arritur të djegin makinën dhe armën e krimit një automati. Emri dhe fotoja e tij u bë publik dhe mori akoma më tepër famë, në skandalin Meta-Doshi, ku sipas Doshit, Durim Bami ishte kontraktuar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin, kundrejt 500 mijë eurove.