“Privilegjet e deputetëve me taksat e popullit edhe kur u mbaron mandati!” Irritimi i qytetarit ndaj politikës

22 Gusht 2020, 12:45

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” një prej qytetarëve ka folur për priviligjet e deputetëve që përfitojnë në kurriz të taksve të popullit edhe kur u mungon mandati. Është e mjerueshme ka thënë ai se si abuzohet në emër të taksapaguesve kur qytetarët e thjeshtë jetojnë në varfëri e ndërsa biznesmenët marrin dhe përfitojnë favore nga politikanët.