Problematike situata në Kukës, maturantët të grumbulluar jashtë derës së shkollës

8 Qershor 2020, 10:04 | Përditesimi i fundit: 2020-06-08 10:06:22

Problematike situata në Kukës, ku maturantët jashtë derës së shkollës janë të grumbulluar pa asnjë lloj mase, ndërsa ata që kanë maska e doreza janë të pakët në numër.

Ditën e sotme në qarkun e Kukësit i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj, 610 maturantë, në 8 gjimnaze, 2 brenda në qytet dhe 6 në njësitë administrative.