Probleme me lejen e ndërtimit/ Sekuestro pallatit 9 katësh me vlerë 1.5 mln euro te Shkëmbi i Kavajës! Në hetim ish-kryetari i komunës Rrashbull

13 Qershor 2020, 13:49

DURRËS- Një pallat 9-katësh është vendosur nën sekuestro preventive ditën e sotme te Shkëmbi i Kavajës, për shkak se ka dyshime që leja e ndërtimit është marrë në shkelje me ligjin.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja. com se pallati 9-katësh kap vlerën me vlerë 1.5 milionë euro dhe administrator ëshë Jashar Arrëza, e ndërsa mësohet lidhur me këtë, është vënë në hetim ish-kryetari i komunës Rrashbull H. G., nën akuzën për veprën penale “Shpërdorim detyre”.