Problemet e qytetarëve, Rama akuzon Voltana Ademin: Refuzon çdo lloj bashkëpunimi me qeverinë

24 Tetor 2018, 16:13

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim në kuadër zgjedhjes së problemeve të qytetarëve me anë të portalit shqipëriaqëduam.

Pasi ka dëgjuar disa prej qytetarëve të pranishëm, të cilët kishin marrë zgjedhje për problemet e tyre përmes platformës, kryeministri hodhi akuza direkte për kreun e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Sipas Ramës, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës refuzon çdo bashkëpunimin me qeverinë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Bashkia e Shkodrës mban rekord, pasi refuzon çdo lloj bashkëpunimi, por edhe bashkitë e tjera. Ne përpiqemi edhe me bashkitë për të zgjidhur problemet. Më vjen keq kur koordinatorët vendosin të dorëzohen pasi njësitë vendore e konsiderojnë platformën si instrument të palës kundërshtare. Ne trajtojmë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët qofshin të majtë apo të djathtë, qofshin pleq apo të rinj, të pasur dhe të varfër.

Edi Rama, kryeministër

    No videos found.