Procesi i vaksinimit anti-COVID, Rama: Mund të zhvillohet edhe me tre turne nëse është nevoja

28 Mars 2021, 14:54

Ka nisur ditën e sotme vaksinimi masiv në të gjithë vendin. Kreu i qeverisë, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shikuar nga afër procesin e vaksinimit në Kombinat. Kryeministri Rama tha se nëse është nevoja mund të zhvillohet procesi i vaksinimit edhe me tre turne.

‘Vijon vaksinimi masiv në qendrat shëndetësore afër vendbanimit për gjyshet dhe gjyshërit më të moshuar. Duhet të vendosim orare, sepse në disa qendre në Vlorë më thonin se ka pasur dyndje në fillim. Duhet të vendosen orare deri në darkë, dhe mund ta çojmë deri në tre turne nëse është nevoja.’- tha Rama.