Procesi i vaksinimit, e moshuara falenderon kryeministrin Edi Rama

28 Mars 2021, 12:51

Të moshuarit +70 dhe +75 vjeç janë bërë pjesë e vaksinimit në sheshin "Skënderbej", ku ka nisur dhe vaksinimi masiv i popullsisë me vaksinën kineze 'Sinovac'. Për Report Tv, qytetarët, të cilët kanë pritur në radhë për të marrë vaksinën, u shprehen se ndihen mirë, nuk kanë frikë dhe se janë lajmëruar nga mjeku i familjes për të ardhur sot për të bërë vaksinën. 

Ata thonë se kanë kaluar një vit të vështirë dhe janë të gëzuar që do të vaksinohen për të patur kështu një jetë më të shëndetshme ku do kenë mundësinë për të udhëtuar dhe për të takuar njerëzit e tyre