Procesi për kryetarët e degëve/ Arbis Vjerdha akuzon ministren: Po tenton të më përjashtojë nga gara! PS Shkodër zbulon kriteret që nuk plotëson kandidati

4 Qershor 2022, 07:48

Procesi për drejtuesit e rinj të degëve të PS solli përplasje mes kandidatit të Shkodrës Arbis Vjerdha dhe ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali. Në garë për kryetar në degën e PS Shkodër, Arbis Vjerdha hedh akuza të forta ndaj ministres së shtetit për sipërmarrjen, njëherësh koordinatores politike të qarkut Shkodër Edona Bilali, për të cilën thotë se ka tentuar ta përjashtojë atë nga gara.