Procesionarja/ Si po shkatërrohen pyjet e Dibrës, drejtori: Presim fonde nga Ministria e Mjedisit

19 Janar 2021, 17:16 | Përditesimi: 19 Janar 2021, 17:16

Qeskat e bardha janë sëmundja prej të cilave pishat nuk po gjejnë shpëtim. Prej vitesh nuk merret asnjë masë për të luftuar sëmundjen e procesionares.

Ky insekt i rrezikshëm po than në mënyrë masive pishat e zeza, në kurorën e gjelbër të Bulqizës.

Është një vemje e rrezikshme, u bë kohë që nuk lufton ministria e mjedisit nuk mbulohet me fonde, është një sëmundje shkatërruese, këtu ku jemi ne është shumë e eger, një pishë ka 20 qese, luftimi mekanik duke i mbledh duke i vënë zjarrin si qasja e qeseve" - tha një banor.

 

"Pishat këtu janë duke u tharë komplet është mirë të ndërhyjë shteti se janë duke tharë komplet, kjo është kurorë e gjelbër këtu" - tha specialisti i pyjeve Melahim Baloshi.

Gjatë intervistës për Report TV, drejtori i pyjeve, Roland Dedja tha se ka tre metoda për të luftuar këtë sëmundje.

"Në terriotirn e bashkisë bulqizë në masivet me pishë të zezë është shfaqur sëmundja e procesionares kjo sëmundje luftohet me tre mënyra, kimike me sperkatje nga ajri dhe toka, në shqiperi nuk është bërë ndonjëhere për shkak të terrenit dhe kostos së lartë. ndërhyrja e dytë është biologjike, bëhet luftimi i larvave me insekte, vjet është aplikuar ndërsa aktualisht në fazën e ekspertimit, aty prodhohen insektet është aplikuar në pukë vjet dhe këtë vit po shihen rezultatet, ndërhyrja e mekanike luftimi bëhet nga toka duke prere qeskat e procesionares, bëhet në fazën dimërore, nuk i numëron ngjitet lart në pishë izolohet brenda plus temperaturat ngrodh në dimëron bëhet ndërhyrja mekanike, duke prere qeskat djegie po ti presësh" - u shpreh drejtori i pyjeve Bulqizë Roland Dedja.

b.ha./Shqiptarja.com