Procesverbalet EKSKLUZIVE/ Ja si Berisha-Meta emëronin gjyqtarët e Kushtetueses para 2014 mbi preferenca, lobime e besnikëri! Si emërohen sot

7 Mars 2020, 20:20

TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta ka disa muaj se kanë dhënë alarmin për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë nga qeveria, ndonëse sot asnjëra nga këto gjykata nuk është ende funksionale. Për këtë çështje Meta i ka dërguar edhe një letër Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Por si janë emëruar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë nga PD-LSI para 2014 dhe si emërohen sot?Sa të sinqertë janë Berisha dhe Meta me shqetësimin e tyre?

A ka shanse të përsëritet sot skenari i PD-LSI para 2014 me emërimin e të besuarave të tyre në dy gjykatat në fjalë?

Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht disa procesverbale të procedurave të ndjekura nga PD-LSI, para dhe gjatë vitit 2013, për diktimin e kandidatëve të preferuar në dy gjykatat kryesore.

Kur ishte Bamir Topi President, PD-LSI, por sidomos Partia Demokratike, bllokonte në mënyrë arbitrare që në Komisionin e Ligjeve kandidatët e dekretuar, të cilët nuk ishin të besueshëm se mund t’i shërbenin partisë.

Komisioni i Ligjeve, në atë kohë me në krye Ilir Rusmalin dhe Eduard Halimin, kalonin në seancë plenare për votim vetëm kandidatët e preferuar të PD-së.