Prodhim i bollshëm i mandarinave në Konispol! Tregtari serb: Mandarinat e Konispolit më të mira se të Greqisë! Fermerët: Po i shesim me çmim të ulët

15 Dhjetor 2020, 16:46

TIRANË- Prodhimi është i bollshëm në Bashkinë e Konispolit, ku me këtë kulturë bujqësore janë angazhuar pothuajse të gjithë banorët e zonës. Pavarësisht breshrit të shtatorit, 2020-ta konsiderohet një vit i mbarë dhe prodhimi pritet të jetë më i madh se vitin e kaluar. Shqetësimi i fermerëve mbetet rënia e çmimit në tregun e shumicës, ku një kilogram mandarina shitet për 30 lekë.