Prodhuesit e Kosovës nisin kamionët me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

27 Nëntor 2019, 14:32

Kosova vijon të ofrojë ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Disa kompani kosovare kanë nisur me kamionë drejt Shqipërisë mbi 200 ton ushqime, produkte sanitare dhe mbi 1000 dyshekë.

"Ushtria e Prodhuesve te Kosovës, ndihma për vëllezërit dhe motrat e Shqipërisë. Kontigjenti i parë me ndihma nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Devolli Group, M Sillos, Comodita, Frutex, Fluidi, Rugovë dhe Flutra. Mbi 200 ton me ushqime dhe produkte sanitare + mbi 1000 dyshekë", thuhet në njoftim.