‘Prodistët e Vlorës’: Jepe besën, jepe fjalën, të gjithë bashkë do ia dalim!

6 Prill 2020, 13:30

“Të gjithë bashkë do t’ia dalim”, por duhet që të kemi besim edhe të ngrohim shpirtin e njëri-tjetrit me më shumë shpresë dhe optimizëm. Kjo është iniciativa e artistëve shqiptarë, të cilët dita-ditës realizojnë video-mesazhe për bashkëkombësit e tyre brenda edhe jashtë kufijve, për ndërgjegjësim ndaj COVID-19.

Parodistët e Vlorës Afrim Agalliu dhe Agron Hamo vijnë me një këngë të orkestruar nga Artur Dhamo për virusin korona. Artistët përmes këngës jo vetëm përshkruajnë situatën, por edhe bëjnë apel që të të gjithë bashkë të respektojmë edhe këshillat e dhëna nga specialistët.