'Profesor Neri thoshte do ta fitoj edhe këtë betejë.' COVID-19 i mori mësuesin, boksieri për 'Report TV': Të gjithë e donin

7 Prill 2020, 14:35 | Përditesimi i fundit: 2020-04-07 16:53:21

Christian Demaj është boksieri shqiptar që në karrierën e tij ka fituar 11 tituj kombëtar, ndërsa nuk kanë munguar edhe ndeshjet ndërkombëtare. Në shumicën prej tyre ka patur trajner Skënder Kurtin, ish-boksierin dhe trajnerin e kombëtares së boksit, që dy ditë më parë u nda nga jeta për shkak të koronavirusin. Në një intervistë për 'Report TV', Demaj foli për Kurtin, të cilit i drejtohej 'profesor Neri'. Fillimisht shkodrani që tani bokson në boksin profesionist, e nisi intervistën me një fjalët që Kurti i thoshte para se të futej në ring:

"Besim, kurajo, fitore fitore fitore, ka qenë kryefjala e tij. Fatkeqësisht u nda nga ne, nga jeta. I uroj ngushëllime familjes dhe të gjithë botës së sportit. Ishte një dhimbje e madhe, nuk gjej fjalë të përshkruaj dhimbjen për profesoer Skënderin, Për të gjithë brezat do mbesë një motiv."