Një pedagog që jep mësim i veshur si Spiderman

2 Tetor 2019, 15:27 | Përditesimi i fundit: 2019-10-02 15:41:56

Moises Vasquez është  një pedagog meksikan që  jep mësim në Departamentin e Shkencave veshur si Spiderman.

Ai ka treguar se shtëpinë e ka të dizajnuar me elemente të këtij personazhi shumë të dashur për fëmijët dhe  thotë se të jesh një person me fuqi nuk është vetëm privilegj por edhe përgjegjësi e madhe.Sipas "Great Big Story", fillimisht të gjithë flisnin keq kur e shikonin veshur në atë mënyrë, por tani atë e  quajnë "SpiderMan i Shkencës".

"Këtë nuk e bëj për famë ndaj edhe nuk e tregoj fytyrën, e bëj për të arritur diçka të vlefshme", ka thënë Vasquez.

Moises tregon se është frymëzuar nga një libër ku ka parë një spiderman  duke dhënë mësim nga ku edhe e mori këtë vendim.

 "Kjo është mënyra ime për të bindur studentët që t’i bëjnë gjërat me pozitivistet dhe dëshirë", është shprehur pedagogu.

    No videos found.