Profesori nga Zelanda e Re: Pashë dëme të mëdha në Durrës, godinat me struktura të dobëta

6 Dhjetor 2019, 22:30

TIRANE - Profesori nga Zelanda e Re, Andrew Charlesson, lektor në Universitetin Polis në një intervistë për emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv thotë se nga sa ka inspektuar në terren nga godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, shumica janë me struktura të dobëta për t'i rezistuar tërmeteve të tilla.

Përballë gazetares Anduela Ndreu, lektori thotë se ky tërmet duhet të shërbejë si leksion për Shqipërinë në mënyrë që të ketë ndërtesa të sigurta. "Të ndërtohet me kujdes, në mënyrë që muret të  mos jenë të lëvizshme  dhe të  mos shemben për të sjellë më pas pasoja të rënda", tha Charlesson.