Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku sqaron se bizneset mbështeten nga programi ekonomik i PD-së, ku 100 mijë bizneset e vogla do të paguajnë një taksë vetëm 0.5% të xhiros dhe se pulla fiskale që do u jepet këtyre bizneseve nuk do të lejojë më që inspektorët e tatimeve të shkojnë në dyert e tyre. Tabaku gjithashtu tha se PD do të paguaj stazhin apo praktikat e 10 mijë të rinjve që të punësohen në bizneset private.
