Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka kritikuar programin e PD-së me të cilën pritet të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai e ka cilësuar si një version i përmirësuar i programit të Sudes të disa viteve më parë.
Deputeti i PS-së, Ilir Beqja ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Basha lidhur me deklaratat e këtij të fundit mbi mafian e produkteve farmaceutike. Deputeti socialist thotë se produktet farmaceutike vijnë ende nga kompani njësoj si para vitit 2013, kur Basha ishte Ministër i Brendshëm dhe se në atë kohë nuk i përmendte fare. Ndërkohë lidhur me planin e PD-së, Beqja thotë se Basha synon të rrisë taksën mbi farmacistët në 0.5% ndërkohë që ajo është 0.
"Basha thotë se produktet farmaceutike menaxhohet nga mafia e farmacive. Basha ka qenë Ministër i Brendshëm. Importuesit e produkteve farmaceutike janë të njëjta që prej vitit 2013. Ai lejoi që barnat të kushtojnë më shtrenjtë. Tashmë ato janë 40% më lirë dhe me cilësi më të mirë. Lulzim Basha nuk ua tregoi planin e tyre farmacistëve. Shumica e farmacistëve kanë taksa 0 ndërsa Basha do ua bënte 0.5%" - tha Beqja.
