Programi për ish të përndjekurit, Basha: Fond për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar! 100 euro shtesë për të burgosurit politik mbi pensionin e tyre! Muze për viktimat e komunizmit

20 Shkurt 2021, 17:15

Kreu i PD-së, Lulzim Basha zgjodhi 20 shkurtin për të prezantuar angazhimet e tij për ish të përndjekurit politikë. Në 30 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, ai u zotua të krijojë instrumentin dhe fondin për të gjetur trupat e njerëzve të pushkatuar nga regjimi. Në prani të përfaqësuesve të ish të përndjekurve politikë, Kreu i PD premtoi që të përfundojë pagesat për familjet e persekutuara brenda mandatit të parë dhe 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre

"Sot është dita e 30 vjetorit të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Është dita e një çasti vendimtar në historinë tonë si komb. Dita e mposhtjes së frikës ndaj komunizmit në emër të demokracisë. Misioni i para 30 viteve, mbetet misioni ynë edhe sot. Duhet të luftojmë me të njëjtin pasion për demokracinë në Shqipëri. 8 vite, vetëm kthim pas për shkak të Edi Ramës. 25 Prilli nuk është vetëm ditë zgjedhjesh e zakonshme. 25 prilli, shqiptarët vendosin ndërmjet demokracisë dhe autokracisë. Ne zotohemi që brenda mandatit të parë të përfundojmë pagesat për familjet e persekutuara.  Angazhohemi që në ditët e para në qeveri të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar që regjimi.  Angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar. Qeveria e ardhshme do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë. Do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi,që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre", tha Basha.