Projekt-buxheti 2021 anti-krizë, por pa plan emergjence! Karantina 2 do të rrezikonte rritjen e pagës minimale

31 Tetor 2020, 17:02

11 miliardë lekë më pak do të mblidhen në vitin që vjen në rast se pandemia vijon. Në relacionin e projektbuxhetit të vitit 2021 nuk është parashikuar një plan emergjence, por thuhet se pandemia vë në rrezik rritjen e pagës minimale, uljen e borxhit dhe realizimin e të ardhurave. Ndërkohë është njoftuar edhe shtyrja për në vitin 2021 e afatit për kredinë e dytë sovrane.