Projekt-buxheti i 2021-shit/ Denaj për prioritet: Një nga më ambiciozët, rindërtimi do sjellë rritje ekonomike!

23 Tetor 2020, 14:11

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj në një intervistë për Report Tv ka folur për projekt buxhetin e vitit 2021, ku ka vënë theksin te prioritetet kryesore të cilat janë vemendja ndaj biznesit të vogël, rritja e pagave për mjekët dhe arsimtarët, rindërtimi dhe investimet publike. Duke e cilësuar si një nga projekt-buxhetët më ambicioz, Denaj tha se rindërtimi do të sjellë rritje ekonomike.