Projekt-buxheti i 2021-shit/ Denaj: Rindërtimi do sjellë rritje ekonomike!

23 Tetor 2020, 17:49 | Përditesimi i fundit: 2020-10-23 17:50:59

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj në një intervistë për Report Tv ka folur për projekt buxhetin e vitit 2021, ku ka vënë theksin te prioritetet kryesore të cilat janë vemendja ndaj biznesit të vogël, rritja e pagave për mjekët dhe arsimtarët, rindërtimi dhe investimet publike. Duke e cilësuar si një nga projekt-buxhetët më ambicioz, Denaj tha se rindërtimi do të sjellë rritje ekonomike.

"Projektbuxheti një nga më ambiciozët. 28 mld për rindërtimin, rritja ekonomike 5.5%. Edhe në raport me fondin e bonusit për banesat, ku një pjesë e mirë e personave të paakomoduar. Prioritet cështja e pagave. Për mjekësinë dhe arsimtarët. Shpenzimet e ministrisë së Infrastrukturës.

Fokusi për të përfunduar rrugët e mbetura dhe rindërtimin për të sjellë një rritje ekonomike. 83 deri në 85 mijë fermerë, me një kosto buxhetore me 1 miliardë lekë të reja, ose 10 miliardë të  vjetra. Për çdo investim në infrastrukturë 2.2% rritje ekonomike. Fodi i rindërtimit nuk është thjesht një politikë por një ekonomi për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti. Në raport me investimet në infrastrukturë të gjithë projektet e listuara në projekt buxhet", tha ministrja.

Këtu shton se sa i përket investimeve në infrastrukturë do të mbylle ato që janë në vazhdim, kurse e reja është tuneli i Llogarasë. "E vetmja punë që do të nisë është tuneli llogarasë i prezuantuar dhe më parë. Këto janë të mbash premtimin dhe të ndihmosh në rritjen ekonomike.  Kemi rrugën e Arbërit që ka një rrijte. Mirëmbajtjen  e rindërtimit të rrugës milot Morinë. Dyfishimet vijnë vetëm kur krahasohet me shumë që i bëmë këtë vit shumës totale. Tabelat janë në faqe dhe mund të shikohen nga të gjithë. Mbështetje sociale për të dëmtuarit nga tërmeti prioritet.