Rama: Shqipëria me 4 aeroporte, Kukësi gati në pranverë! Po të bëhen zgjedhjet të dielën, ne më mirë

21 Tetor 2020, 10:53 | Përditesimi i fundit: 2020-10-21 17:47:02

Kryeministri Edi Rama prezantoi projektet në infrastrukturë ku tha se Shqipëria do të ketë 4 aeroporte që do krijojnë një epokë të re ekonomike. Ai tha se aeroporti i Kukësit do të jetë gati në pranverë, ndërsa së shpejti nis puna për aeroportin e Sarandës. Projekte edhe për portet e rrugët.

"Plani i BE bazohet në tre shtylla. Infrastruktura me rrjetet e transportit hekurudhor dhe të rrugëve automobilistike, energjia ku Shqipqëria ka një pozicion kyç dhe avantazh të rëndësishëm në raport më vendet e rajonit për të qenë protagonist në këtë pjesë programi se është pjesë e kalimit të TAP dhe ka një plan të qartë për shtrirjen e infrastrukturës së gazit, qoftë në veri dhe dixhitalimizi, ku bëhet fjalë për një ndërhyrje masive për një lidhje dixhitale në rajon. të tre këto shtylla kanë në thelb impaktin rajonal, janë shtylla që do ngrihen individualisht në çdo vend. ne bëjmë thirrje publike për ekspertët shqiptarë jashtë vendit që do duhet të bëhen pjesë e kësaj përpjekje dhe të integrohen në skuadrën e ekselencën për projektet dhe për të filluar thithjen e fondeve nga ky plan i madh. Krahas kantiere të infrastrukturës rrugore, ne kemi në proces disa kantiere të mëdha të transformimit portuale dhe aeroportuele", tha Rama.