Kryeministri i vendit Edi Rama në një deklaratë për medien ka prezantuar projektin “100 fshatrat”. Gjatë fjalë së tij Rama tha se përmirësimi i infrastrukturës përbën një element kyç në zhvillimin e fshatrave. Ndërsa nga ana e qeverisë, sipas tij janë akorduar disa miliona lekë për investimin në fshatra, kryesisht në zonat turistike.
Nga ana e qeverisë janë akorduar mln lekë për investimin. Është për të ardhur keq që diskutimi i kryetarëve të bashkisë, kur vjen puna tek fshati, është rruga. Pavarësisht se rrugët mund të mos jenë në fazën e duhur në zonën turistike, por sjellin sukses. Banorët e fshatit nuk kanë pse të lëvizin nga vendi, shkojnë të tjerët tek ata. Përsa i përket qendrave shëndetësore, është bërë një inventar dhe është e mundur që të kompletohen në këtë akses. Idea është që të krijojmë modele funksionale që të tregojmë rrugën sesi ky zhvillim do të hapet nëpër fshatra.
Kryeministri Edi Rama
Rama vuri theksin dhe tek financimi dhe mbështetja e BE-së ndaj vendit tonë, por problemi kryesor mbetet mungesa e një projekti të besueshëm nga ana jonë. Por Kryeministri nuk la pa përmendur edhe problemin tjetër jo pak të rëndësishëm, mbetjet urbane, ku bëri thirrje që të gjithë duhet t’i bashkohen nismës së akademisë, duke e mbështetur në rrugën për zhvillimin e fshatrave.