Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka ngritur shqetësimin se presidenti Ilir Meta ka bllokuar një pjesë të investimeve të projektit të ri të infrastrukturës turistike të Vlorës, që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin, me rrugën ekzistuese të cilës do t'i shtohet edhe korsia e biçikletave, bashkë elementë të rinj të mobilimit urban.
