Projekti i Lanës te ‘Pallati me Shigjeta’, Veliaj: Do e përfundojmë zgjatimin deri në Kashar, s’jemi tërhequr, por thjesht vonuar

11 Qershor 2022, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2022-06-11 17:23:57

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut që përfshinë para dy ditësh Tiranën. Gjatë takimit informues me socialistët e Njësisë 4, për procesin zgjedhor të drejtuesve të rinj në Partinë Socialiste, Veliaj tha se falë investimeve të bëra te Bregu i Lumit, i cili deri pak vite më parë përmbyste 4 njësi, nuk doli nga shtrati dhe nuk solli asnjë problem.