Projekti i Unazë së Re/ Shemben edhe dy banesa të tjera

17 Tetor 2019, 14:46

TIRANË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur që në orët e para të mëngjesit aksionin për shembjen e banesave në Shkozë. Gjatë ditës së sotme janë shembur edhe dy banesa të tjera, ndërkohë që banorët nuk kanë krijuar tensione, pavarësisht se për mikrofonin e Report Tv e kanë quajtur të paligjshëm këtë aksion.

Por pavarësisht kundërshtimit, ata kanë liruar banesat nga orenditë shtëpiake, duke i paraprirë shembje së paralajmëruar një ditë më parë.E gjithë zona ka qenë e rrethuar nga forca të shumta policie dhe të FNSH-së për të shmangur përplasjet mes banorëve dhe punonjësve të IKMT-së.

Më herët banorët janë shprehur se nuk janë kundër shembjes së banesave,por kërkojnë dëmshpërblim.

Banesat preken nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Re. Një ditë më parë u shemb edhe një banesë tjetër, pavarësisht kundërshtimit të banorëve.