Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në prezantimin para studentëve dhe pedagogëve të projektit për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar në Qytet Studenti. Ramën e shoqëron kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Shqiptarja.com ka siguruar një foto nga momenti para se të niste takimi. Kryeministri Edi Rama shihet teksa po hyn në këtë takim bashkë me Veliajn dhe Shahinin. Kryeministri i hedh dorën në qafë ministres dhe ata vazhdojnë të ecin brenda.
Projekti për Kampusin në Qytet Studenti/ Rama i hedh dorën në qafë Besa Shahinit, krah tyre edhe Veliaj
No videos found.