Projekti për Shkodrën, ja si do transformohet zona e liqenit

21 Qershor 2018, 09:24 | Përditesimi i fundit: 2018-06-21 09:44:46

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lajm të mirë për të gjithë shkodranët. Rama ka publikuar në ‘Facebook’ projektin që do të transfromojë qytetin verior brenda 18 muajsh.

Sipas kreut të qeverisë, nga një vend i paralizuar dhe i degraduar prej dekadash, Shkodra do të kthehet në një perlë turistike për Shqipërinë.

MIRËMËNGJES dhe me këtë projekt që brenda 18 muajsh, do të transformojë bregun perëndimor të Liqenit të Shkodrës nga një krah i paralizuar e i degraduar prej dekadash, në një tjetër perlë turistike të Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur.

    No videos found.