Projektligj për pakicat kombëtare, akademiku: S’ka më vend për minoritete të tjera!

24 Qershor 2020, 17:30

Akademiku Beqir Meta e quan korrekte njohjen e gjuhës së pakicave, por në një intervistë për “ReportTv” ai analizon një tjetër projektvendimin e qeverisë. Atë për ngritjen e një komicioni ad-hoc, që të njohë një pakicë kombëtare. Sipas tij, në Shqipëri s’ka më vend për aplikime të tilla, pasi çështja e pakicave është e mbyllur.