Projektligji për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat ka hyrë në fletoren zyrtare

15 Shtator 2019, 16:43

Ka hyrë në fletoren zyrtare projektligji i ndryshuar për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat. Një nga ndryshimet thelbësore që pësoi ky ligj është mospranimi i asnjë oferte të pakërkuar për projektet infrastrukturore, duke nisur nga data 1 tetor 2019. Ky ndryshim vjen pas kritikave të vazhdueshme si nga institucionet ndërkombëtare ashtu edhe nga ato vendase, për riskun e lartë fiskal që mbartin këto koncesionet.

Tashmë oferta e pakërkuar do të pranohet vetëm për ndërtimin e porteve, aeroporteve si dhe në sektorin energjetik. Po ashtu projektligji i ri i shton kompetencat ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për një kontroll më të madh mbi kontratat koncesionare, si dhe do të hiqen bonuset prej 10 pikësh për kompanitë garuese për projektet e ndryshme. Ky projektligj është kontestuar  shumë pasi u zvarrit më shumë se tre muaj më pas u miratuar në Kuvend, si dhe pësoi edhe ndryshime të tjera.