Projektligji për mjetet lundruese turistike, Balluku: Reduktim i burokracive, Shqipëria do kthehet në hotspot për turizmin në Ballkan!

15 Tetor 2020, 22:29

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa ka folur në Kuvend për projektligjin për regjistrimin e mjeteve lundruese, ka deklaruar se me këtë ligj do kemi reduktim të burokracive.

"Projektligji për regjistrimin, mënyrën e kontrollimit të mjeteve lundruese me motor mbi 30 kv dhe Tonazh 150 GT është një nga projektligjet më të rëndësishme që do të kalojmë gjatë këtij legjislacioni sepse ka të bëjë me turizmin. Ky projekligj vjen si përgjigje ndaj ankesave të pronarëve të këtyre mjeteve.