Projektligji për ndërtimet pa leje, Peleshi: Për t'i ndaluar duhet Kod i posaçëm! Nisma e deritanishme lejuan dyfishimin e tyre

16 Shtator 2020, 16:43

Janë miratuar në parim nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese 2 projektligje që synojnë të rrisin cilësinë dhe sigurinë e ndërtimeve. Projektligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” të ndryshuar që synon të ndalohen të gjitha ndërtimet pa leje në vend, të ndëshkohen me gjobë, konfiskim të objektit e deri në shembje të gjithë ata që shkelin lejen e ndërtimit. Por kryetari i Komisionit Niko Peleshi shkon më tej dhe kërkon forcim të sanksioneve dhe të kemi Kod të posaçëm vetëm për Ndërtimet, pasi sipas tij ligjet deri më tani nuk kanë funksionuar.