"Një nga grupet më të rrezikshme kriminale të Italisë ‘Ndrageta’ po infiltron vende nga e gjithë Europa ku ka stabilizuar bizneset, të cilat po i përdor për të mbuluar veprimtarinë e saj të paligjshme të të trafikimit të drogës", - kështu është shprehur prokurori i anti-mafias Federico Cafiero de Raho për Euronews.
Grupi, i cili e ka bazën në rajonin jugperëndimor të Kalabrisë, u bë pjesë e titujve kryesorë të lajmeve, pasi një gjykatë në Reggio Emilia dha plot 118 masa, që arrijnë në mbi 1200 vjet burg në total.
Në mesin e atyre që u dënuan me burg, ishte edhe ish-futbollisti i Kombëtares Italiane të Futbollit dhe i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, i cili u shpall fajtor për armëmbajtje pa leje.