Prokuroria e Përgjithshme: 10 arsyet pse dështoi zbatimi i ligjit anti-mafia, u hetuan korrierët, jo kokat e krimit

18 Shkurt 2020, 17:10

Krahas bilancit negativ të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, Raport Tv, duke iu referuar dokumenteve arkivore të Prokurorisë së Përgjithshme, publikon edhe arsyet e identifikuara nga Prokuroria që kanë çuar në dështimin e zbatimit të ligjit antimafia të vitit 2009. Në raportet vjetore për kriminalitetin dhe zbatimin e ligjit antimafia, Prokuroria e Përgjithshme thekson se bashkëpunimi ndërinstitucional me agjencitë e përfshira në zbatimin e ligjit antimafia nuk ka qenë në nivelin e duhur sa i përket cilësisë së referimeve. Gjithashtu, në raportin e fundit për kriminalitetin, atë të vitit 2018, organi qendror i akuzës thekson se ka pamjaftueshmëri të kapaciteteve për kryerjen e verifikimeve dhe hetimeve për zbulimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria e krimit.