TIRANE - Zhvillohet në spital seanca për caktimin e masës së sigurisë për Ervis Martinajn dhe Eljo Haton, të cilët mbetën të plagosur nga përplasja me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes në zonën e ish-bllokut. Martinaj ndodhet në një spital privat, ndërsa Hato te Spitali i Traumës në kryeqytet. Në lokal "Monopol" mbeti i vrarë Fabian Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, i cili u qëllua me një plumb në kokë nga komandoja Merviol Bilo, i cili ndodhej në një tavolinë me Ervin Matën, i fejuari i Elvana Gjatës ngacmi i i të cilës nga viktima solli edhe tragjedinë, si dhe Fabjol Alushin. Ndërsa në një tavolinë tjerët ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljo Hato, ndërsa më pas në lokal futet edhe truproja i Martinajt, Fabian Gaxha. Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, sot ishte afati i fundit që të arrestuarve duhet t'u rivlerësohej masa.
Gjyqtari Artan Gjermeni mbërriti fillimisht në Spitalin e Traumës ku iu komunikua masa e arrestit Eljon Hatos. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe dy prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo. Pas Hatos, gjyqtari Gjermani dhe dy prokurorët iu drejtuan spitalit privat ku do të jepet masa e sigurisë për Ervis Martinajn. Pas seancës për Martinajn dhe Haton, kundër prokurorisë kanë dalë avokatët mbrojtës të dy të arrestuarve. Mirash Martini, avokati mbrojtës i Ervis Martinajt, tha se klienti i tij ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën dhe sherri nuk ka qenë mes këtyre të dyve, por ndërmjet Fabian Gaxhës dhe komandos Merviol Bilo.
Nuk ka të dhëna se Martinaj kishte konflikte. Sherri ka qenë mes dy personave, Fabian Gaxhës, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martinaj. Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal. Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt me Ervin Matës dhe Vis Martinajt. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s'ka qenë pjesë e sherrit. Në sherr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifikuar si komando.
Mirash Martini, avokat i Ervis Martinit
Edhe avokati mbrojtës i Eljo Hatos, Zeni Qinami tha se prokuroria nuk ka prova që implikojnë klientin e tij në ngjarje. Sipas tij, Eljon Hato është viktimë e kësaj përplasje, pasi ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nuk faktohet që ai të ketë qëlluar me armë zjarri.
Ishim në seancë gjyqësore te spitali ushtarka në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit me burg për Haton. Unë kërkova në seancë që gjykat të vlerësojë si të paligjshëm arresitmin në flagrancë, pasi nuk janë kushtet dhe rrethanat për të caktukar këtë masë sigurimi. Nuk ka anjë dyshim të arsyeshëm të mbështetur në prova. Ai akuzohet për një vepër penale të rëndë. Asnjëra nga pretendimet e prokurorisë për ne si mbrojtje nuk janë të bazuara në ligj. Ai është në gjendje spitalore të rëndë për jetën. Kërkova nga mjekët të shtojnë kujdesin për klientin tim. Vendimi do të jepet më vonë. Gjendja është e rëndë, ndodhet në reanimacion. Nuk është në gjendje të flasë. provat që paraqiti prokuroria për mua nuk janë të mbështetura në ligj. S'ka as shenjë gishtash, as gjurmë të qitjes. Pamje filmike nuk ka pasur. S'më duket asnjë provë bindëse për të provuar akuzat e prokurorisë. Ai është i pafajshëm në këtë situatë.
Zeni Qinami, avokati mbrojtës i Eljon Hatos
Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Rreth orës 14:00 të ditës së sotme Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të vendosë lidhur me masat e sigurimit për Ervis Martnajn dhe Eljo Haton.