Prokuroria kontroll kartelave të të dënuarve! Report Tv zbardh marrëveshjen me burgjet

17 Mars 2021, 16:36

Dosjet e të burgosurve dhe të paraburgosurve në vend do të monitorohen nga prokurorët në kohë reale. Report Tv zbardh marrëveshjen e Prokurorisë së Përgjithshme me Drejtorinë e Burgjeve, ku në sitë do kalojë çdo sjellje dhe raportim për çfarë ndodh brenda burgjeve përfshi dhe të dhënat sensitive.