Prokuroria kundërshton kërkesën për gjykimin në liri të Hashim Thaçit: Të njëjtin vendim dhe për Krasniqin e Selimin! Akuza: Dosja gjyqësore 2-3 muaj! Mbrojtja: Duam kohë

17 Dhjetor 2020, 17:21

Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, ish- presidenti Hashim Thaçi duket se do t'i festojë në dhomën e paraburgimit në Hagë. Kjo sepse atij i është kundërshtuat nga Prokuroria kërkesa për t'u gjykuar në liri. Një fakt i tillë u bë i ditur nga Zyra e Prokurorisë në Hagë, gjatë seancës së sotme të zhvilluar në Hagë. Të njëjtin vendim, organi i akuzës deklaroi se do të merret edhe për kërkesën e njëjtë që ka bërë edhe ekipi i Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa ish-kryeparlamentari Kadri Veseli nuk e ka bërë ende një gjë të tillë, e për rrjedhojë nuk ka një vendim.