‘Promenade’ në Bunk’Art 1, instalacioni kundër izolimit! Artisti italian: Lëvizja e njerëzimit nuk mund të ndalet! Politikani nga Puglia: Me Tiranën, bashkëpunim afatgjatë

1 Qershor 2022, 13:17

Në hapësirat e muzet BunkArt 1 vendoset inastalacioni “Promenade” i artistit italian Nicola Genco. Instalacioni përshkruan lëvizjen historike të njerëzimit dhe i kundërvihet izolimit të diktaturës shqiptare. Por, arti e kultura  e shtetit fqinjë gjatë Javës Italiane gjen një sërë pikash të tjera takimi, që sipas politikanit puljez Alessandro delle Noçi do t’i shërbejnë një bashkëpunimi afatgjatë mes palëve.