Promovohet libri “Bota shqiptare e Merxhanit”, studiuesi: Pasojat e pandemisë, tragjike për artistët

19 Tetor 2020, 19:21

Libri “Bota shqiptare e Branko Merxhanit” i Ndriçim Kullës u promovua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Studiuesi Kulla, ka si qëllim që përmes këtij botimi të nxjerr në dritë veprimtarinë e Merxhanit gjatë viteve ‘30, si përkthyes, publicist apo dhe botues i “Përpjekjes shqiptare”, që lëvroi rrymën social-kulturore të quajtur neoshqiptarizma. Përsa i përket debateve mes Merxhanit dhe Petro Markos, studiuesi tregon se kanë qenë vetëm për komunizmin