Promovohet libri/ Mustafa Nano: Frymëzim nga Kongresi i Manastirit, ku për herë të parë u bashkuan gegë dhe toskë!

17 Tetor 2020, 16:39

Publicisti Mustafa Nano promovoi romanin “Një javë në Manastir” (14-22 nëntor 1908) në prani të miqve dhe kolegëve. Kureshtja e vazhdueshme e Nanos për historinë, të cilën shpesh ne nuk e njohim sa duhet do të na zhvendos në fillimvitet e shekullit XX në Manastir, ku Ballkani i asaj periudhe përfaqësohej më së miri.

“Kam dashur që të sjell për lexuesin një Shqipëri të 100 vjetëve më parë, si ka qenë Shqipëria edhe Ballkani në atë periudhë. Duke menduar për këtë gjë, pyesja veten; ku do t’i vendos ngjarjet? Cili do të jetë personi qendror? Kam pasur shumë dilema. Vendin e ngjarjeve e gjeta lehtë. Në shekullin XX Manastiri është quajtur qyteti i konsujve dhe qendër e Rumelisë për dekada të tëra. Por, ajo që e bënte të veçantë Manastirin, ka qenë natyra multietnike. Për këtë arsye unë mund të them se Manastiri në vitin 1908 ka qenë një copëz fantastike, që përfaqësonte Ballkanik e asaj kohe”, shprehet publicisti Nano.