Pronarët e bizneseve kundër aksionit të IKMT në Radhimë: Kemi një muaj të terrorizuar

30 Shtator 2019, 13:38

Banorët të cilët kundërshtojën aksionin e IKMT në Radhimë, janë shprehur se nuk janë kundër shembjeve por kërkojnë dëmshpërblim dhe të njihen me projektin.

Ne kemi një muaj të terrorizuar. Janë paraqitur disa civilë. Kemi terror të paparë. Kemi një muaj famlijarisht nuk vëmë gjumë në sy. Kërkojmë takime me zyrtarët. Asnjë nuk vjen. Duhet të vijë dhe të na tregojë një projekt se iki vetë, por jo të na trajtojnë një si i nënës dhe një si i babës. Baba më vdiq dhe nëna më vdiq do vdes edhe vetë. Të na sjellë ata të planit,.

Jam i zoti i asaj pronës aty. Kemi kërkuar nga bashkia të na japin një projekt. Të na dëmshpërblejë se e kemi blerë. Mendojmë se kemi bërë një gjë të mirë. Çfarë i prishin punën shtetit i heqim vetë", shprehen disa nga pronarët e bizneseve.