Pronarët e bizneseve në Velipojë: Po na shkatërrojnë pronën, jemi në proces gjyqësor

11 Qershor 2020, 12:24

Pronarë të disa bizneseve në zonën e plazhit në Velipojë kanë debatuar me punonjësit e IKMT, të cilët janë në pritje për të vazhduar aksionin për të shembur objektet.

"Po na shkatërroni pronën, si nuk ju vjen trup. A je shtet ti apo jo, hajde këtu, mos ik ashtu. Hajde jepni shpjegim", thanë pronarët e objekteve gjatë debatit. 

Ndërsa një tjetër pronar tha për mediat: "Nuk është mirë që të diskriminohemi dhe të selektohemi. Çështja për të cilën këto po veprojnë është në proces gjyqësor. Kjo nuk është e drejtë."

  •