Pronari me COVID-19/ ISHP- policisë: Hapni kamerat të shohim kush ka pirë kafe në lokalin që rrinte fshehurazi hapur...testohen 45 persona kontakti

8 Prill 2020, 16:28 | Përditesimi i fundit: 2020-04-08 16:28:45

Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan i ka kërkuar policisë hapjen e kamerave të biznesit ku rezultuan pozitiv me koronavirus dy pronarë burrë e grua. Pak ditë më parë u publikua rasti i këtij çifti, i cili në të njëjtën kohë kur nuk lejohej kishin mbajtur të hapur lokalin e tyre.