Pronat e luksit, më shumë interes për rivlerësimin...shtohet edhe për tokat

25 Shkurt 2020, 15:13

Që prej datës 7 shkurt të këtij viti të gjithë qytetarët e interesuar mund të bëjnë rivlerësimin e pronës së tyre. Ulja e vlerës së tatimit nga 15% në 3% që duhet të paguajnë qytetarët mes diferencës së çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër të paluajtshme dhe atij me të cilin do ta shesin atë, po tërheq më shumë qytetarët. Vlerësuesi i pasurive Ervin Demirxhiu thotë se interesi është i lartë dhe se përfitimi është i madh tek ata që kanë apartamente luksi pasi detyrimi që i paguajnë shtetit tashmë është 5 fish më i vogël.